Kronikë e zezë
SHQ
Kush humbi jetën në aksidentin e Klosit në aksin Bulqizë-Klos?
Dy automjete u përplasën në aksin Bulqizë-Klos, duke lënë të vdekur pasagjerin Halil Gjashi.
Redaksia ZHURMA
17:27
Përditësuar 16:12
1 min lexim
KLOS — Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor “Bulqizë-Klos”, në vendin e quajtur “Plani i Bardhë”. Dy automjete u përplasën me njëra-tjetrën.
Sipas informacioneve nga vendngjarja, një person ka humbur jetën. Viktimë ka mbetur Halil Gjashi, i cili ishte pasagjer në një prej automjeteve. Gjithashtu janë transportuar për trajtim mjekësor disa persona të tjerë të lënduar.
Burim: BalkanWeb
— Redaksia ZHURMA