Ushtaraku i FSK-së renditet i dyti në ShBA
Një pjesëtar i Forcës së Sigurisë së Kosovës ka arritur të sigurojë pozitën e dytë në një garë ushtarake në Shtetet e Bashkuara.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës, tre ushtarakë kosovarë kanë marrë pjesë në aktivitetin e njohur si «Gara për Luftëtarin më të Mirë» në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ky organizim katërditor ka shërbyer për të testuar aftësitë profesionale, përgatitjen fizike e mendore, si dhe qëndrueshmërinë e gjithsecilit përmes sprovave të ndryshme me karakter ushtarak.
Në mesin e konkurrentëve nga radhët e FSK-së është dalluar OR3 Ismail Ahmeti, i cili ka arritur të kualifikohet ndër finalistët duke fituar vendin e dytë dhe duke përfaqësuar vendin e tij.
Burimet: Drenica Sot; Sinjali; Ekonomia Online; TV Prizreni; Gazeta Blic (klaster 7 outlets).