Zhurma Press E Diel · 27 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 17:43 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë RAJ

Aksidentohet një autobus turistik në Gjermani, dy të vdekur

Dy persona kanë humbur jetën pasi një autobus turistik është aksidentuar pranë Buchloe-s, në Gjermani.

Redaksia ZHURMA 16:28 1 min lexim
Aksidentohet një autobus turistik në Gjermani, dy të vdekur
FOTO · dukagjini.com Arkivi ZHURMA

Aksidenti ka ndodhur në Gjermani, në autostradën A96, midis nyjeve lidhëse Buchloe-Ost dhe Landsberg am Lech-Ëest. Dy persona kanë humbur jetën dhe një person tjetër është plagosur rëndë. 25 të tjerë kanë pësuar lëndime të lehta. Autobusi ka dalë nga rruga dhe është përmbysur pranë një kanali buzë autostradës. Policia ka konfirmuar se në aksident nuk janë përfshirë mjete të tjera. Grupi turistik që udhëtonte në autobus përbëhej nga 40 deri në 50 persona, kryesisht nga Filipinet. Forca të shumta të shërbimeve të urgjencës kanë mbërritur në vendngjarje dhe autostrada është mbyllur në të dyja drejtimet. Sipas raportimeve, aksidenti ka ndodhur herët në mëngjesin e së dielës, pak para orës 06:00 me orën lokale.

Burimet: Gazeta Dukagjini; Koha.net (klaster 2 outlets).

Komentet