Zhurma Press E Premte · 28 Gusht 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 07:48 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
07:41 Dolly Parton ka tatuazhe të fshehura për të mbuluar shenjat e plagëve07:36 Kurti viziton IML-në: katër mostra ADN dërguar në Hagë për analiza07:31 Temperaturat të premten do të arrijnë deri në 36°C07:21 Pjepri ofron hidratim, vitaminë dhe ndihmon kundër nxehtisë së verës07:16 Ultras Egnatia nuk do të jenë në Norvegji për ndeshjen me Lillestrøm07:11 Romeo Veshaj dedikon mesazh dashurie Jonida Maliqit me fotografi romantike07:07 Hektor Beqiri thirr mërgatën në Hagë për 16 shtatorin07:02 Lulzim Shala kandidon për deputet në Fribourg të Zvicrës06:56 PDK kërkon vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit më 28 gusht06:52 Hykmete Bajrami kritikon Qeverinë: pa para për libra, por 100 euro për votë në zgjedhje
Edicioni 07:00 · Mëngjesi
ZHURMA
Kronikë e zezë SHQ

Pse u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar ndaj mesazheve mashtruese?

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) theksoi se këto mesazhe mund të pretendojnë se qytetari ka një pako që kërkon pagesë ose konfirmim të adresës

Redaksia ZHURMA 18:57 Përditësuar 17:44 1 min lexim
Pse u bëri thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar ndaj mesazheve mashtruese?
FOTO · Foto: Scam-phishing-fraud-email-attack-mail-online-system-cybercrime-information-acces / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) u bëri thirrje qytetarëve që të tregojnë kujdes të shtuar ndaj mesazheve mashtruese që dërgohen në emër të bankave, Postës Shqiptare apo institucioneve të tjera.

Ora News One është Web lider në tregun e medias informative me një eksperiencë dhe kontribut 2 dekadash në shërbim të shqiptarëve, kudo që jetojnë brenda dhe jashtë kufijve.

AKSK theksoi se këto mesazhe, të dërguara përmes SMS-ve ose email-eve, përdorin shpesh emrin dhe identitetin vizual të institucioneve të njohura, me qëllim mashtrimin e qytetarëve dhe vjedhjen e të dhënave personale apo bankare.

Sipas AKSK-së, mesazhet mashtruese mund të pretendojnë se qytetari ka një pako që kërkon pagesë ose konfirmim të adresës, se llogaria bankare është bllokuar apo ka shfaqur aktivitet të pazakontë, si edhe se duhet të ndërmerret veprim i menjëhershëm për të shmangur pezullimin e një shërbimi.

Autoriteti këshillon qytetarët të mos klikojnë në lidhje të dyshimta dhe të mos ndajnë asnjëherë fjalëkalime, kode verifikimi njëpërdorimësh (OTP), PIN-e apo të dhëna të kartave bankare.

“Çdo njoftim duhet të verifikohet vetëm përmes faqeve zyrtare dhe kanaleve të komunikimit të bankës apo institucionit përkatës”, apeloi AKSK.

Në rast të marrjes së një mesazhi të dyshimtë, qytetarët duhet ta raportojnë atë pranë AKSK-së dhe institucionit që po imitohet.

AKSK nënvizoi se një klikim i nxituar mund të mjaftojë për të marrë të dhënat personale dhe financiare, ndaj qytetarët duhet të qëndrojnë vigjilentë dhe të verifikojnë gjithmonë përpara se të veprojnë.

Burim: Ora News, https://www.oranews.tv/

— Redaksia ZHURMA

Komentet