Vazhdo leximin
⌕ ☆
Ekonomi

AKP nxjerr në tender 260 asete — çmimet ulen deri në 40 për qind

Bordi vendosi që çmimi orientues të zbritet deri në 40% në tenderimin e katërt, ndërsa shpërndau mbi 260 mijë euro për 72 kreditorë.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

PRISHTINË — Agjencia Kosovare e Privatizimit ka miratuar shpalljen e listës së re për shitjen e aseteve përmes likuidimit SHAL-75, e cila përmban gjithsej 260 asete të ri-tenderuara që pritet të bëhen publike së shpejti. Vendimi u mor në mbledhjen e rregullt të Bordit të Drejtorëve.

AKP nxjerr në tender 260 asete — çmimet ulen deri në 40 për qind
Foto: Ilustrim · One stands out 002 2025 01 01 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Përveç miratimit të shitjeve, Bordi ka amandamentuar Shtojcën e Procedurave të shitjes për përcaktimin e çmimit orientues. Konkretisht, neni 6.4 i rregullores tani specifikon se zbritja do të jetë zero për qind në tenderimin e parë, dhjetë për qind në të dytin, njëzet në të tretin dhe dyzet për qind nga i katërti.

Lidhur me procesin e shitjes me negocim direkt, Agjencia ka shqyrtuar raporte rekomanduese, duke aprovuar dy kërkesa dhe duke refuzuar dymbëdhjetë të tjera. Gjithashtu, janë miratuar dhjetë raporte përfundimtare për të cilat u autorizua nënshkrimi i kontratave me blerësit pas aprovimit të çmimit përkatës të shitjes.

Sa i përket banesave në pronësi shoqërore, Bordi vendosi të aprovojë vetëm një kërkesë për blerje dhe të refuzojë tri të tjera për mungesë dokumentacioni ligjor. Për një rast tjetër, AKP-ja u shpall jokompetente sepse kërkesa nuk lidhej fare me ndonjë ndërmarrje nën administrim shoqëror.

Në kuadër të qiradhënies së aseteve të ndërmarrjeve në administrim direkt, u trajtuan pesë njësi, ku për katër prej tyre u refuzua çmimi i ofruar. Për qiradhëniet publike të realizuara në qershor për asetet në likuidim, nga shtatëdhjetë e tri njësi, u aprovuan tridhjetë marrëveshje qiraje.

Gjatë mbledhjes u miratua edhe shpërndarja e mjeteve financiare për kreditorët e dy ndërmarrjeve shoqërore në proces likuidimi. Kështu, për ndërmarrjen Xim Strezovci u alokuan 236 mijë e 900 euro për gjashtëdhjetë e katër kreditorë, kurse për ndërmarrjen Komogllava u ndanë rreth 24 mijë e 800 euro për tetë kreditorë.

Së fundmi, Bordi aprovoi Rregulloren për Mbrojtjen e të Dhënave Personale pas kërkesës nga Agjencia për Informim dhe Privatësi. Ky vendim synon të rrisë sigurinë e të dhënave në agjenci, ndërsa në mbledhjet e ardhshme pritet të miratohet edhe rregullorja e veçantë për ndërmarrjen Inex Sharr Planina në Brezovicë.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Tokbashqe, Prishtinë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Ministria: E hëna e 30 nëntorit ditë pushimi për administratën publike

    0% e leximeve arrijnë 75% të artikullit politike

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme