Bordi i AKP-së transferon mbi 437 mijë euro në Buxhetin e Kosovës
Agjencia Kosovare e Privatizimit ka transferuar mjete financiare nga fondet e likuidimit dhe ka marrë vendime për shitje e likuidime ndërmarrjesh.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Bordi i Drejtorëve i Agjencisë Kosovare të Privatizimit ka aprovuar qiradhënien e hapësirave reklamuese të Qendrës së Skijimit “Brezovica” dhe ka transferuar shumën prej 437 109.30 euro nga fondet e mbetura të likuidimit në Fondin e Konsoliduar të Republikës së Kosovës. Këto mjete janë derdhur në llogari të veçanta në Thesarin e Kosovës, duke çuar vlerën e përgjithshme të fondeve të likuidimit të ndërmarrjeve shoqërore në mbi 398 milionë euro të transferuara deri më tani.
Gjatë mbledhjes së rregullt, Bordi aprovoi gjithashtu marrëveshjen e bashkëpunimit me Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, si dhe miratoi kërkesën për vazhdimin e memorandumit me Këshillin Gjyqësor të Kosovës për nevojat e administratës në Dhomën e Posaçme të Gjykatës Supreme. Sa i përket procesit të shitjeve direkte, u miratuan tetë kërkesa, ndërsa 26 të tjera u refuzuan dhe një u shty, krahas miratimit të një raporti përfundimtar shitjeje.
Në kuadër të përcaktimit të statusit, u vendos se aseti KB “Përparimi” Arllat mbetet në pronësi shoqërore nën administrimin e AKP-së. Po ashtu, u iniciuan procedurat e likuidimit për asetit “Të Mirat Furnizuese të Ndërmarrjes Trepça” në Mitrovicë dhe u ndanë buxhete shtesë për ndërmarrjet shoqërore Derma Commerce dhe Elan.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


