Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

AGSH kërkon në Kushtetuese pezullimin e rregullores së GJKKO-së për mediat

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë ka depozituar kërkesën kundër rregullores së re të Gjykatës së Posaçme, duke kërkuar pezullimin dhe shfuqizimin e dispozitave që prekin median.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese për rregulloren e re të GJKKO-së, e cila prek punën e gazetarëve në ndjekjen e seancave gjyqësore. Kërkesa e depozituar synon fillimisht pezullimin e rregullores dhe më pas shfuqizimin e pjesës që lidhet me mediat dhe gazetarët.

Foto: citizens.al
Foto: citizens.al
Video · YouTube ↗

Sipas AGSH-së, disa dispozita të rregullores kufizojnë punën e gazetarëve gjatë ndjekjes së seancave dhe cenojnë aksesin në informacion. Asociacioni kërkon që rregullorja të pezullohet deri në marrjen e një vendimi përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.

Rregullorja e miratuar nga GJKKO më 17 korrik ka hyrë në fuqi më 1 shtator. Ajo përcakton procedura për akreditimin e gazetarëve, hyrjen në ambientet e gjykatës, përdorimin e pajisjeve profesionale, fotografimin, filmimin, transmetimin e drejtpërdrejtë dhe përdorimin e mëvonshëm të materialeve audiovizive nga redaksitë.

Ndër masat e kundërshtuara është ndalimi i përdorimit të celularëve gjatë seancave, si dhe mospër lejimi i regjistrimit audio nga gazetarët. Janë kundërshtuar edhe procedurat e akreditimit dhe kërkesat për ndjekjen e seancave.

Kreu i AGSH-së, Isa Myzyri, deklaroi se rregullorja cënon punën e gazetarëve. «Ajo rregullore cënon punën e gazetarëve. Janë një sërë argumentesh që ekipi ligjor ta sjellë këtë rregullore në Kushtetuese», tha ai, duke shtuar se nuk është në pikëpyetje e drejta e gazetarëve, por e drejta e qytetarëve.

Asociacioni argumenton se dokumenti, edhe pse titullohet “Rregullore e Brendshme”, përmban rregulla që prekin persona jashtë institucionit, përfshirë gazetarët dhe publikun. Sipas AGSH-së, kufizimet ndaj regjistrimit dhe përpunimit të materialeve përfshijnë formulime që ndalojnë ose kufizojnë “montimin”, përdorimin “jashtë kontekstit” dhe përdorimin “për qëllime tregtare” të materialeve.

Facebook WhatsApp X
LIVE Qendra e Gjakovës 26 kamera →

Lexo edhe

Më shumë →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme