Zhurma Press E Shtunë · 12 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 06:08 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
06:06 Kadrijaj: Për Kurtin nuk ka Kushtetutë, Dejona mbi rendin kushtetues06:00 Platforma “Liria ka Emër” publikon video mesazh për ish-krerët e UÇK-së05:55 Australia propozon kontroll përdoruesish mbi algoritmet e rrjeteve sociale05:46 Lladrovci ndez "Zjarin e Lirisë" në Kleckë, kërkon pafajësinë e ish-krerëve të UÇK-së05:41 Policia sekuestron 14 motoçikleta dhe një trotinet në Prizren05:32 Karim Adeyemi mbajton bijën Hanë me fanellë të Barcelonës, imazhi kap vëmendjen05:21 U lëshua në përdorim ndërtesa e rinovuar e Klinikës për neurofiziologji05:15 Filipçe kritikon luksin e qeverisë ndërsa paga minimale mbetet 26.000 denarë05:08 40 vatra zjarri raportohen në 24 orë, 6 ende aktive05:02 Rama rrëfen dy episode dhune në jetë, një në 1997
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport KOS

Ademi bisedon me tre kosovarë të Bayern Munich për kombëtaren

Ibrahimovici, Osmani dhe Gashi luajnë për Bayern Munich në Bundesliga

Redaksia ZHURMA 02:41 Përditësuar 04:25 1 min lexim
Ademi bisedon me tre kosovarë të Bayern Munich për kombëtaren
FOTO · Ilustrim · Air Albania Stadium inauguration match Alb vs Fra (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

PRISHTINË — Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka bërë me dije se është në bisedime me tre futbollistë që luajnë te Bayern Munich në Bundesliga. Bëhet fjalë për Arijon Ibrahimovicin, Yll Gashin dhe Erblin Osmanin.

Ademi ka thënë se është në kontakt edhe me dy yje të tjerë për t'i afruar te Kosova. Ai u takua para disa ditësh me Ibrahimovicin në qytetin e Prizrenit, teksa me Erblin Osmanin ishte takuar javë më parë.

Ibrahimovici u rikthye këtë verë nga huazimi njëvjeçar te Heidenheimi në Bundesliga, teksa trajneri i Bayernit, Vincent Kompany ka bërë me dije se ai do të integrohet në ekipin e parë sivjet. Ai ka kontratë me Bayernin deri në qershor të vitit 2028.

Erblin Osmani, 17-vjeçar është pjesë e akademisë së klubit gjerman, mirëpo debutoi me ekipin e parë në mars të këtij viti, në Bundesliga, në fitoren e Bayernit ndaj Union Berlinit. Ai luajti për pak minuta, teksa u bë lojtari i dytë më i ri që debuton me fanellën bavareze.

Yll Gashi, 18-vjeçar më 2 korrik e vazhdoi kontratën me Bayernin deri në vitin 2028. Kombëtarja e Kosovës rikthehet në aksion në muajin shtator, kur më 24 shtator do të jetë nikoqire e Republikës së Irlandës në "Fadil Vokrri".

Burim: Gazeta Express
— Redaksia ZHURMA

Në EnciklopediFadil Vokrri: sulmuesi që e çoi Kosovën në UEFA e FIFALexo zërin →
Komentet