Adil Behramaj i del në krah Përparim Grudës për Ligjin e Speciales
Ish-këshilltari politik i Hashim Thaçit ka dalë në mbrojtje të deputetit të PDK-së, Përparim Gruda, duke i dhënë përkrahje në garën për të parin e partisë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Ish-këshilltari i ish-presidentit Hashim Thaçi ka reaguar pas zhvillimeve rreth çështjes së Ligjit për Gjykatën Speciale, duke e cilësuar trajtimin e deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Përparim Gruda, si të padrejtë dhe si fushatë njollosëse. Sipas tij, deputeti ka duruar lloj-lloj fjalësh lidhur me këtë çështje dhe është vendosur padrejtësisht në këtë pozitë.
Përmes një reagimi, ai i ka dhënë mbështetje Grudës edhe në garën e mundshme për kryetar të PDK-së, pas dorëheqjes së Bedri Hamzës nga kjo pozitë. Në diskursin politik tashmë po përflitet për një garë të mundshme mes dy kampeve dhe eksponentëve brenda partisë, ku përmenden emra si Uran Ismailit dhe Përparim Gruda.