93 të vdekur në trafik, ekspertët kërkojnë riaftësimin e shoferëve
Gjatë periudhës janar-tetor në vend janë regjistruar 18 mijë e 338 aksidente, ndërsa ekspertët kërkojnë masa të reja për sigurinë rrugore.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Gjatë periudhës janar-tetor të këtij viti në komunikacion kanë humbur jetën 93 persona, ndërsa siguria rrugore vazhdon të mbetet një shqetësim kryesor. Të dhënat e Policisë tregojnë se gjatë këtij dhjetëmujori janë regjistruar gjithsej 18 mijë e 338 aksidente në komunikacion, prej të cilave 7 mijë e 337 kanë përfunduar me lëndime dhe 88 kanë qenë me fatalitet.
Përveç masave ndëshkuese, eksperti i komunikacionit Lavdim Hamiti kërkon masa më të rrepta dhe riaftësim të detyrueshëm për shoferët që përsërisin kundërvajtjet në trafik. «Duhet të jetë një shkollë riaftësimi e obligueshme, për personat që kanë kundërvajtje të shpeshta apo të shumta, që të jetë i obligueshëm të vijë në atë shkollim për riaftësim dhe pastaj të ketë të drejtën të qarkullojë në komunikacion», tha ai. Gjithashtu, ai thekson se institucionet mbajnë përgjegjësi për mirëmbajtjen e rrugëve, veçanërisht me afrimin e 15 nëntorit kur fillon obligimi për pajisjen e automjeteve me pajisje dimërore.