Vazhdo leximin
e martë, 20 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Koçiu: Më iku truri kur pashë vajzën përballë policëve me skafandra

Kinematografi Mishel Koçiu ka ndarë një mesazh prekës për vajzën e tij që mori pjesë në protestë.

Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim

Përmes një reagimi publik në rrjetet sociale, kinematografi Mishel Koçiu ka bërë publike ndjenjat e tij të përziera mes krenarisë dhe shqetësimit prindëror, pasi vajza e tij u rreshtua në vijën e parë të protestave të të rinjve në kryeqytet, përballë efektivëve të rendit.

Koçiu: Më iku truri kur pashë vajzën përballë policëve me skafandra
Foto: voal.ch
Video · Facebook ↗

Ndërsa protestat në Tiranë janë shoqëruar me përplasje dhe tensione, ai ka adresuar kritika të forta ndaj autoriteteve dhe mënyrës se afrimit të pushtetit me brezin e ri, duke theksuar se institucionet shtetërore duhet t'i prisnin të rinjtë për t'i dëgjuar dhe jo me pajisje sigurie e mjete të dhunshme. «Taksirati që shokët e brezit tim ëndërrimtar, tashmë në pushtet, në vend që t’ju shtronin tapetin e kuq e t’ju prisnin me banda muzikore në dyert e zyrave të shtetit, për t’ju dëgjuar mendimet e shqetësimet, zgjodhën t’ju presin me policë me skafandra, shkopinj gome, gaz lotsjellës e plumba gome», shprehet ndër të tjera ai.

Duke kërkuar kujdes të shtuar nga e bijë, ai ka vënë në dukje se shoqëria ka nevojë për vlera të mirësisë e dinjitetit, ndërkohë që shfaqet i habitur se brezi i ri po detyrohet të përballet përsëri në rrugë me sfida që dikur mendoheshin të lëna pas.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 25 kamera →