Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Zvicra kualifikohet në çerekfinale pas penalltive me Kolumbinë

Si e mposhti Zvicra Kolumbinë 4:3 në serinë e penalltive?

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Zvicra është në çerekfinale të Kampionatit Botëror. Helvetikët e mposhtën Kolumbinë pas penalltive me rezultat 4:3. Skuadra e Murat Yakin, dështoi një herë pasi Manuel Akanji nuk u tregua i saktë. Derisa tek kolumbianët nga pika e bardhë ia huqën Campas dhe Hernandez. Në fazën tjetër, Zvicra do të ketë punë me Argjentinën e cila të mërkurën bëri “Remuntada” ndaj Egjiptit, duke e rikthyer rezultatin nga 0:2 në 3:2.

Zvicra kualifikohet në çerekfinale pas penalltive me Kolumbinë
Foto: Ilustrim · 20240107 Night view of Hongkou Football Stadium (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Përballja Argjentina-Zvicra do të luhet të dielen më 12 korrik me fillim nga ora 03:00 e mëngjesit, sipas kohës sonë lokale.

Burim: Klan Kosova — Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Pejton 2, Prishtinë 24 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme