Zhurma Press E Mërkurë · 07 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 16:06 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Jetesa SHQ

Çfarë ndodh me zjarret në Shqipëri?

160 vatra janë regjistruar nga data 22 qershor deri më sot, nga të cilat 127 raste në sipërfaqe me bimësie

Redaksia ZHURMA 18:13 Përditësuar 18:01 1 min lexim
Çfarë ndodh me zjarret në Shqipëri?
FOTO · Foto: Albania affected by devastating wildfires (Copernicus 2025-07-28) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

— TIRANË — Zjarret në Shqipëri tashmë kanë djegur dhjetëra hektarë, por sipas Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes së Civile situata është nën kontroll. Nga mbledhja e Komisionit Teknik, kreu i Emergjencave Civile, Haki Çako pohoi se nga data 22 qershor deri më sot janë regjistruar 160 vatra në të gjithë vendin. Zjarret kanë qenë të qëllimshme, qoftë në djegien e mbeturinave apo dhe për kullotat. Fondet për forcimin e kapaciteteve janë të kufizuara, dhe ky kontribut i të gjithë strukturave dhe të gjitha kapaciteteve tona është i pavlefshëm pa një bashkëpunim, pa një reagim, por edhe një paralajmërim të hershëm i të gjithë komunitetit. Për mbrojtjen nga zjarret prej kohësh është premtuar blerja e avionëve zjarrfikës, por as këtë vit duket se nuk do të jenë në gatishmëri.

Gjatë vitit të shkuar në Shqipëri u dogjën rreth 56 mijë 300 hektarë pyje dhe kullota. Nëse dëshironi të mësoni më shumë, lexoni këtu për një lajm tjetër.

Burim: Klan Kosova, https://klankosova.tv/zjarret-ne-shqiperi-nga-22-qershor-jane-regjistruar-160-vatra-ne-gjithe-vendin/
— Redaksia ZHURMA

Komentet