Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Zhegrova s’është i lënduar, në Itali thonë se ka vetëm lodhje muskulore

Federata e Futbollit e Kosovës njoftoi se Edon Zhegrova u largua nga grumbullimi për shkak lëndimi, por mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë vetëm për lodhje muskulore.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Edon Zhegrova u largua nga grumbullimi i Kosovës për shkak të një lëndimi dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Irlandës, sipas njoftimit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Megjithatë, mediumi italian «Gazzetta dello Sport» ka dhënë sinjale pozitive për gjendjen e futbollistit të Juventusit, duke raportuar se situata nuk është shqetësuese.

Zhegrova s’është i lënduar, në Itali thonë se ka vetëm lodhje muskulore
Foto: zeri.info

Sipas mediave italiane, në Itali konsiderojnë se bëhet fjalë për një lodhje muskulore e jo për një lëndim serioz. Zhegrova pritet të rikthehet në stërvitje, ku fillimisht do të punojë i ndarë nga grupi para se t'u bashkohet plotësisht bashkëlojtarëve dhe t'i nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore.

Nuk përjashtohet mundësia e një rikuperimi të shpejtë të sulmuesit kosovar, në mënyrë që ai të jetë i gatshëm për ndeshjen e radhës të Juventusit kundër skuadrës së Venezias.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ferizaj 20 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. KEDS: Ndërprerje të rrymës të mërkurën për shkak të punimeve

    29% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

  2. Arrestohet i dyshuari për vrasjen në Suharekë

    30% e leximeve arrijnë 75% të artikullit kronike

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme