Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Zeqiri dënohet me 1 vit e 7 muaj burg për shpërdorim të detyrës

Gjykata e Apelit e dënoi ish-sekretarin e Qeverisë Muhamed Zeqiri me 1 vit e 7 muaj burg për shpërdorim të detyrës në kontratat për privatizimin e Postave dhe Hekurudhave.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Gjykata e Apelit e dënoi ish sekretarin e Qeverisë Muhamed Zeqiri me 1 vjet e 7 muaj burg për shpërdorim të detyrës në lidhje me kontratat për shërbime konsulente për analizimin e situatave dhe privatizimin e mundshëm të Postave dhe Hekurudhave të RMV-vë, pa procedurë për prokurim publik. Sipas Prokurorisë, kontratat kanë shkaktuar dëm buxhetit të shtetit në shumë prej 1.1 milion euro. Gjykata e Apelit ka urdhëruar konfiskimin e pasurisë së kompanisë kontraktuese Interholding, por jo edhe ndaj Zeqirit. Zeqiri ka të drejtë të ankohet në Supreme brenda 8 ditësh.

Zeqiri dënohet me 1 vit e 7 muaj burg për shpërdorim të detyrës
Foto: almakos.com

Ky vendim vjen pas gjykimit të përsëritur, ndërsa më parë Gjykata Themelore Penale e Shkupit e kishte dënuar Zeqirin me dy vjet e gjashtë muaj burg për keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar. Gjykata e Apelit e ka shfuqizuar aktgjykimin e parë dhe e ka kthyer lëndën në rigjykim në gjykatën e shkallës së parë. Gjykata e Shkupit kishte urdhëruar kompensimin e dëmit në shumë prej 71.338.336 denarë.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Rr.Tirana, Prizren 25 kamera →