Vazhdo leximin
e hënë, 19 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Kërcënim me bombë në Kryesinë e Kuvendit përmes një e-maili

Autoritetet janë njoftuar pas mbërritjes së një mesazhi kërcënues për vendosje eksplozivi në ambientet e Kryesisë së Kuvendit.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Në adresën e Kryesisë së Kuvendit ka mbërritur një e-mail kërcënues për vendosjen e eksplozivit në këto ambiente. Autoritetet përkatëse janë njoftuar dhe pritet të mbërrijë njësia antieksploziv, sipas informacioneve nga Kuvendi.

Kërcënim me bombë në Kryesinë e Kuvendit përmes një e-maili
Foto: tetovasot.com

Në mesazhin e dërguar shkruhet: «Në institucionin tuaj, në pak minuta do të shpërthejë një bombë. Do jetë e tmerrshme ajo që do ndodhë». Më tej në e-mail shtohet se brenda ndërtesës është vendosur një mjet shpërthyes që përmban nitrat amoni, ndërsa paralajmërohen sulme të tjera dhe vendosja e Sheriatit.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Magjistralja Vushtrri-Mitrovice Vushtrri–Mitrovicë 25 kamera →