Zhurma Press E Martë · 22 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 13:56 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë KOS

Zbulohen mbetje mortore në varrezën e tretë masive në Zubin Potok

Prokuroria Speciale dhe Policija vazhdojnë ekzaminimet në terren për të zbardhur të gjitha rrethanat e rastit.

Redaksia ZHURMA 17:29 Përditësuar 18:25 1 min lexim
Ilustrim · Wooden gavel
FOTO · Ilustrim · Wooden gavel 20170417 (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

ZUBIN POTOK — Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës dhe Policia e Kosovës kanë identifikuar dhe konfirmuar praninë e mbetjeve mortore në varrezën e tretë masive të zbuluar gjatë veprimeve hetimore që zhvillohen në lidhje me rastin në Zubin Potok.

Në këtë lokacion po zhvillohen ekzaminimet dhe procedurat hetimore në koordinim të plotë ndërmjet Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe institucioneve të tjera kompetente, me qëllim zbardhjes së të gjitha rrethanave të rastit.

Institucionet e sigurimit të rendit mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të këtij rasti, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me ligjin dhe në koordinim të ngushtë ndërinstitucional.

Burim: Demokracia
— Redaksia ZHURMA

Komentet