Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Si u larguan yjet nga dasma e Taylor Swift?

Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper u fotografuan duke lënë eventin

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim

NEW YORK — Dasma madhështore e Taylor Swift dhe Travis Kelce nuk tërhoqi vëmendje vetëm gjatë ceremonisë, por edhe pas përfundimit të festës, kur të ftuarit e famshëm u panë duke u larguar nga Madison Square Garden në orët e para të mëngjesit. Mes emrave që u fotografuan duke lënë eventin ishin Selena Gomez, Gigi Hadid dhe Bradley Cooper. Selena u shfaq me një fustan argjendi me shkëlqim, ndërsa Gigi u largua në shoqërinë e partnerit të saj, Bradley Cooper, i cili u pa duke mbajtur telefonin e tij, pasi pajisjet elektronike ishin konfiskuar gjatë ceremonisë për të ruajtur privatësinë e eventit, shkruan DailyMail.

Si u larguan yjet nga dasma e Taylor Swift?
Foto: iHeartRadioCA / Wikimedia Commons

Edhe Millie Bobby Brown, Tate McRae, Ice Spice, Gracie Abrams dhe Niecy Nash u fotografuan teksa largoheshin nga festa. Disa prej tyre dukeshin të lodhur pas një nate të gjatë festimesh, ndërsa të tjerë shfrytëzuan momentin për të kontrolluar telefonat sapo i morën në dorë.

Ndërkohë, disa të ftuar si Tom Brady, Hugh Grant, Steven Spielberg, Jessica Alba dhe Chris Rock zgjodhën të largoheshin më herët, ndërsa emra si Fergie dhe Dita Von Teese festuan deri në orët e vona të natës. Pas përfundimit të eventit, shumë prej të ftuarve u panë duke mbërritur në hotelin Ritz-Carlton, ku vijuan mbrëmjen larg syrit të publikut.

Burim: Demokracia, https://demokracia.com/nga-selena-gomez-te-gigi-hadid-si-u-larguan-yjet-nga-dasma-e-taylor-swift/
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme