Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Ukaj dhe Hasanaj fitojnë medalje të bronzta në Kupën Evropiane në Selanik

Xhudistet kosovare, Elvira Ukaj dhe Arba Hasanaj, janë stolisur me medalje të bronzta në Kupën Evropiane për Kadetë në Greqi.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Xhudoja e Kosovës ka shënuar sukses të ri në arenën ndërkombëtare, duke shto dy medalje të bronzta në Kupën Evropiane për Kadetë që po mbahet në Selanik të Greqisë. Në këtë ngjarje sportive, garueset janë udhëhequr nga trajnerja Majlinda Kelmendi.

Ukaj dhe Hasanaj fitojnë medalje të bronzta në Kupën Evropiane në Selanik
Foto: telegrafi.com
Video · Facebook ↗

Arba Hasanaj garoi në kategorinë deri në 70 kilogramë dhe e nisi garën me fitore ndaj Chrysoula Stavroula Ouranitsa, ndërsa në çerekfinale mposhti Radvile Juseviciute. Pas humbjes në gjysmëfinale nga Maria Eleni Papaioannou, ajo siguroi vendin e tretë duke triumfuar ndaj kroates Lana Kraus. Ndërkohë, Elvira Ukaj u paraqit në kategorinë mbi 70 kilogramë, ku pas humbjes çerekfinale nga kanadezja Olivia Wisniowski, vazhdoi në repasazh duke mposhtur Petrina Apatsidou dhe në duel vendimtar për podium mposhti Dimitra Sarianidou.

Video · Facebook ↗

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Gjilani 22 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme