Zhurma Press E Enjte · 24 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 00:11 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport BOTA

Alonso: Chelsea do të përdorë shumë taktika pas fitores 3-0 ndaj Milanit

Trajneri spanjoll thekson se skuadra nuk do t'i përmbahet vetëm një skeme, ndërsa sezoni në Premierligë nis më 24 gusht.

Redaksia ZHURMA 00:40 Përditësuar 02:25 1 min lexim
DONOSTIA KULTURA
FOTO · Foto: DONOSTIA KULTURA / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

LONDON — Trajneri i ri i Chelsea-t, Xabi Alonso, ka bërë të ditur se skuadra e tij nuk do t’i përmbahet vetëm një skeme taktike në edicionin e ri të Premierligës. Gjatë javëve të fundit, në kampin londinez është diskutuar gjerësisht nëse strategu spanjoll do të aplikojë sistemin me tre mbrojtës që e bëri të suksesshëm te Bayer Leverkusen, apo një formacion më tradicional me katër futbollistë në prapavijë.

fitoren 3-0 ndaj Milanit, londinezët u paraqitën me skemën 3-4-2-1, ku Joao Pedro realizoi dy herë, ndërsa Moises Caicedo vulosi shifrat e takimit. Pas sfidës, Alonso u shpreh se larmia e opsioneve taktike është çelësi i suksesit për grupin.

“Ne nuk do t’i përmbahemi vetëm një ideje. Sa më shumë opsione të kemi, aq më e mirë do të jetë skuadra”, deklaroi trajneri. Blutë do të startojnë rrugëtimin zyrtar në kampionat më 24 gusht, ku do të luajnë në transfertë kundër Fulhamit.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Komentet