Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Alarm për bombë në fluturimin Manchester-Tiranë, policia jep detajet

Policia e Shqipërisë jep detaje pas alarmit për bombë në avionin e linjës Manchester-Tiranë, ku u gjet një letër kërcënuese në tualet.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Shërbimet e Policisë Kufitare u njoftuan rreth orës 19:30 nga menaxheri i aeroportit se gjatë uljes së avionit të linjës Manchester–Rinas, në tualetin e mjetit fluturues ishte gjetur një letër me mesazh kërcënues për shpërthim. Sipas policisë, mesazhi në fjalë ishte i shkruar në gjuhën angleze.

Alarm për bombë në fluturimin Manchester-Tiranë, policia jep detajet
Foto: gazetablic.com
Video · Euronews Albania · YouTube ↗

Pas marrjes së njoftimit, strukturat policore ndërhynë në pistë duke mundësuar zbritjen e kontrolluar të pasagjerëve. Më pas u krye kontrolli i detajuar i avionit, i bagazheve dhe i pasagjerëve përmes qenve antieksplozivë dhe skanerit të aeroportit, me qëllim identifikimin e sendeve që mund të lidhen me shkrimin e mesazhit.

Autoritetet bënë të ditur se gjatë kontrollit të plotë nuk u konstatua asnjë send apo lëndë shpërthyese. Për këtë ngjarje është vënë në dijeni struktura e Antiterrorit, ndërsa nën drejtimin e Prokurorisë po vazhdojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit dhe identifikimin e personit që ka shkruar letrën.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Vërmicë 24 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme