Dr. Gëzim Nebiu zgjidhet kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Kërçovë
Dr. Gëzim Nebiu merr drejtimin e degës lokale me mbështetje unanime në Kuvendin Zgjedhor.
Redaksia ZHURMA · · 2 min lexim
Dega e Lidhjes Shqiptare në Kërçovë ka mbajtur Kuvendin Zgjedhor, ku u zgjodhën drejtuesit e rinj të strukturës lokale. Për kryetar të degës është zgjedhur me mbështetje unanime Dr. Gëzim Nebiu, specialist i mjekësisë familjare dhe aktivist që nga themelimi i partisë. Krahas kryetarit, në kuvend u zgjodh edhe Kryesia e Degës, ndërsa punimet u ndoqën nga afër edhe nga kryetari i partisë, Ziadin Sela, dhe koordinatori i zonës, Remzi Mehmedi.
Sela theksoi se Kërçova nuk është vetëm një qytet apo një degë, por kauzë kombëtare dhe një plagë që lëngon, duke bërë thirje për mobilizim të shqiptarëve për të rikthyer dinjitetin kombëtar dhe për të mbrojtur proceset nga estabilishmenti aktual politik. Nga ana e tij, Mehmedi rikujtoi periudhën kur subjekti, dikur si Aleanca për Shqiptarët, ka qenë i fuqishëm dhe në Kërçovë kanë udhëhequr shqiptarët, duke ftuar për një angazhim të shtuar për ringritjen e subjektit. Ndërkaq, kryetari i posazgjedhur Nebiu u zotua se do të vazhdojë punën për të forcuar zërin dhe kauzën kombëtare në qytetin e Uskanës.
Siç raportoi Zhurma më 15 nëntor 2026, Vokrim Demiri u zgjedh kryetar i Degës së Lidhjes Shqiptare në Gostivar me mbështetje unanime të kuvendarëve.