Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Sport

Xabi Alonso flet për Granit Xhakën dhe kalimin e tij të mundshëm në Chelsea?

Trajneri i Chelseat tha se nuk ka koment për lojtarët që s'janë pjesë e skuadrës

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

Trajneri i Chelseat, Xabi Alonso dje ishte në konferencë për media, të parën në stolin e Bluve të Londrës. Alonso u pyet nga gazetarët në lidhje me Granit Xhakën, i cili ishte raportuar se kishte arritur marrëveshje me Chelsean, shkruan Indeksonline Megjithatë, kjo marrëveshje u prish, pasi Chelsea nuk arriti të bënte ofertën bindëse për Sunderlandin. Pikërisht për mesfushorin shqiptar u pyet Alonso, trajneri spanjoll. Përgjigjja e tij ishte e shkurtër: “Granit Xhaka? Nuk kam koment për lojtarët që s’janë pjesë jona!”

Xabi Alonso flet për Granit Xhakën dhe kalimin e tij të mundshëm në Chelsea?
Foto: Los Caminos del fútbol. Xabi Alonso (39666778464) (cropped) / Wikimedia Commons

Kujtojmë se Xhaka është larguar nga Kupa e Botës pas eliminimit të Zvicrës nga Argjentina. Ai do të pushojë dhe do t’i bashkohet “Maceve të zeza” në stërvitje.

Burim: IndeksOnline, https://indeksonline.net/xabi-alonso-flet-per-granit-xhaken-dhe-kalimin-e-tij-te-mundshem-ne-chelsea/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Bregu i Diellit 1 Prishtinë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme