Zhurma Press E Diel · 13 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 04:46 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
04:46 Dy viktima dhe tre të plagosur rëndë në aksident pranë aeroportit të Shkupit04:34 Aksident në Rrugën e Arbrit, dy automjete përplasen dhe dy persona plagosen04:26 Charli XCX reaguan pas kritikeve për vetëm gjashtë koncerte në Evropë04:21 Hamza pas marshut: Kosova pret më 16 shtator thirrjen "Shpalleni të pafajshëm"04:15 KEDS njofton ndërprerje rryme në Prishtinë, Podujevë dhe Prizren04:00 BE kërkon respekt të verdiktit, mijëra në Prishtinë për ish-krerët e UÇK-së03:55 Strakosha me frakturë në kyçin e dorës, mungon katër ndeshje të Nations League03:45 Page Six publikon fotografitë e para të Lady Gaga me fëmijën e saj të porsallindur03:39 Ministri Hoxha hap centralin kogjenerativ Tessa Energy në Çair, investim 2.5 mln euro03:36 Dy shtetas turq në paraburgim për plagosjen e kosovarit në Mynih
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport BOTA

West Hami arrin në histori me shitjen e lojtarëve

Klubi londinez ka përfituar plot 179 milionë euro nga shitja e dy lojtarëve

Redaksia ZHURMA 18:45 Përditësuar 07:20 1 min lexim
West Hami arrin në histori me shitjen e lojtarëve
FOTO · Foto: Bryan Berlin / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

LONDRA — West Ham United ka arritur në histori si klubi i divizionit të dytë anglez që ka arkëtuar më shumë para nga shitja e lojtarëve në një afat kalimtar. Edhe pse sezonin e ardhshëm do të garojë në Championship, klubi londinez ka përfituar plot 179 milionë euro nga largimi i vetëm dy futbollistëve.

Shitja më e madhe ishte ajo e Mateus Fernandes, i cili u transferua te Tottenham Hotspur për 99 milionë euro, duke u bërë largimi më i shtrenjtë në historinë e West Hamit dhe një nga transferimet më të kushtueshme në historinë e Spurs. Pak javë më vonë, Crysencio Summerville iu bashkua Al Hilalit në Arabinë Saudite për 80 milionë euro, duke u bërë një nga blerjet më të shtrenjta në historinë e klubit saudit.

Shitjet shpëtojnë financat e klubit. Sipas The Telegraph, West Ham kishte nevojë të siguronte rreth 150 milionë funte nga shitjet e lojtarëve për të balancuar financat pas rënies nga Liga Premier, e cila i kushtoi klubit rreth 100 milionë euro të ardhura të humbura. Me këto dy transferime, klubi jo vetëm që stabilizoi financat, por vendosi edhe një rekord për një skuadër të Championship.

Para se të zgjidhte Tottenhamin, Mateus Fernandes ishte në radarët e klubeve të mëdha evropiane, përfshirë Real Madridin dhe Manchester Unitedin. Megjithatë, ishte Tottenham që vendosi të investonte 99 milionë euro për mesfushorin portugez. Ndërkohë, Summerville ishte shumë pranë kalimit te Roma, por oferta përfundimtare e Al Hilalit rezultoi bindëse.

Klubi saudit pagoi rreth 70 milionë euro, duke e bërë holandezin transferimin e dytë më të shtrenjtë në historinë e tij, pas Neymarit. Këto shifra dëshmojnë se Championship vazhdon të jetë një burim i rëndësishëm parash, ndërsa West Ham ka treguar se edhe pas rënies nga elita mund të realizohen marrëveshje rekord në tregun e transferimeve.

Burim: Telegrafi

— Redaksia ZHURMA

Komentet