Zhurma Press E Martë · 06 Tetor 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 16:52 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
16:45 OVL-UÇK dënon dhunën e Policisë dhe kërkon lirim për veteranët16:40 Haradinaj fton deputetët të votojnë në lexim të dytë Ligjin për Specialen16:29 Lushtaku: Dhuna e mbrëmshme u udhëhoq nga njerëz që baballarët i kanë në Serbi16:25 Ofertë e re nga Kurti për PDK-në për presidentin dhe ligjin e Speciales16:20 Ndryshimet dhe mungesat në listën e Kombëtares për San Marinos16:17 Inida Gjata konfirmon se është drejt divorcit dhe kritikon martesën16:06 Përkujtohet njëvjetori i vrasjes së gjyqtarit Astrit Kalaja15:55 Aktakuzë ndaj një personi për grup kriminal dhe mashtrim me kredi15:50 Operacion në Austri, kapen 11 kilogramë kokainë dhe arrestohen tre shqiptarë15:45 Oriola Marashi sjell pamje elegante me fustan të kuq nga New Yorku
Edicioni 13:00 · Dreka
ZHURMA
Kronikë e zezë DIA

Çfarë ndodhi me shqiptarin që u vra me armë në Suedi?

Policia suedeze po heton për të zbardhën e plotë të ngjarjes, ndërsa babai i viktimës shpreh dëshpërimin për vdekjen e të birit

Redaksia ZHURMA 18:34 Përditësuar 18:08 1 min lexim
Çfarë ndodhi me shqiptarin që u vra me armë në Suedi?
FOTO · Ilustrim · Police Line Curb Police Tape 3912300267 8c2b94756f o (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

STOKHOLM — Një ngjarje tragjike ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes të së dielës në Suedi, ku një i ri shqiptar është qëlluar me armë për vdekje. Viktima është identifikuar si Gent Maksutaj, mosha e të cilit nuk është bërë akoma e ditur, por thuhet të jetë rreth të 20-tave. Lajmi i trishtë është bërë i ditur nga reagimet prekëse në rrjet nga të afërmit e viktimës, të cilët shkruajnë se Genti është vrarë gabimisht.

Dyshohet se i riu shqiptar ishte kalimtar i rastit në momentin kur një përplasje mes grupeve kriminale ka agravuar deri në përdorimin e armëve që i mori jetën Gent Maksutaj. Zemërthyer për humbjen tragjike të të birit ka reaguar babai i Gentit në Facebook: "U presh në paqe djali jem. Përjetë në zemrat tona. Babi të do shumë".

Policia suedeze po heton për të zbardhën e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit. Mediat suedeze raportojnë se policia u njoftua për të shtëna me armë rreth 9 të mbrëmjes të së dielës, në Kvarngärdet në Uppsala. Me të mbërritur në vendngjarje, Policia nisi me punën për zbardhjen e plotë të rastit dhe identifikimin e kapjen e autorit. Një person afro 18 vjeç është ndaluar në orët e para të mëngjesit të sotëm. Deri më tani shkaqet e ngjarjes mbeten të paqarta, por nuk bien pishtë dyshimet që ngjarja të ketë ndodhur nga përplasjet e grupeve kriminale, ashtu siç kanë pretenduar dhe të afërmit e viktimës.

Akoma nuk janë zbuluar detaje për ceremoninë mortore të shqiptarit, por pritet që familja të dalë me një njoftim. Autoritetet vendase po vijojnë me punën për zbardhjen e plotë të rastit.

Burim: Euronews Albania, Zhurma

— Redaksia ZHURMA

Komentet