Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kulturë

Pse muzetë e Vlorës do të qëndrojnë hapur edhe në fundjavë?

Rritja e numrit të vizitorëve të huaj ka shtyrë institucionet kulturore në qytetin bregdetar të zgjasin oraret zyrtare të vizitave deri më 15 shtator.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

VLORË — Historia e Shqipërisë tërheq në mënyrë të veçantë vizitorët e huaj që vijnë në vend. Në qytetin e Vlorës, turistët nuk largohen pa vizituar më parë muzetë e tij historikë. Nisur nga rritja e numrit të vizitorëve, muzetë e qytetit do të qëndrojnë të hapur përtej orarit të tyre të zakonshëm.

Pse muzetë e Vlorës do të qëndrojnë hapur edhe në fundjavë?
Foto: abcnews.al

Turistët do të kenë mundësi t’i vizitojnë këto institucione edhe gjatë fundjavës. Sipas vendimit të marrë, ky orar i zgjatur do të jetë i vlefshëm deri më 15 shtator, duke u krijuar lehtësi vizitorëve të huaj që duan të njihen me historinë.

Në Vlorë, sezoni turistik pritet të shënojë një rritje të ndjeshme të numrit të turistëve që vizitojnë muzetë. Ky parashikim dhe vlerësim është bërë i ditur nga vetë përgjegjësi i muzeve të qytetit, i cili konfirmon rritjen e interesit të vizitorëve të huaj.

Burim: ABC News
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Stacioni i autobusëve, Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme