Sa vlen tani Kombëtarja shqiptare në tregun e transferimeve?

Pse mesfusha dominon me 43.6 milionë euro, ndërsa Broja pëson rënie të madhe?

Sa vlen tani Kombëtarja shqiptare në tregun e transferimeve?
Foto: Wikimedia Commons

TIRANË — Kombëtarja shqiptare e futbollit ka arritur vlerën e 88.8 milionë eurove në tregun e transferimeve, duke konfirmuar rritjen jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në aspektin ekonomik të skuadrës.

Mesfusha mbetet reparti më i kushtueshëm me 43.6 milionë euro, gati gjysma e vlerës totale. Prania e emrave si Anis Mehmeti, Kristjan Asllani dhe Luis Hasa e ka bërë këtë sektor zemrën jo vetëm të lojës, por edhe të pasurisë së kuqezinjve në tregun e transferimeve.

Në krye të listës qëndron Anis Mehmeti me 15 milionë euro, i ndjekur nga Kristjan Asllani me 12 milionë. Mirlind Daku plotëson podiumin me 9 milionë, ndërsa Mario Mitaj vlen 6 milionë. Armando Broja renditet i pesti me 5 milionë euro, një rënie e ndjeshme për sulmuesin që dikur konsiderohej ndër më premtuesit. Listën e 10 më të shtrenjtëve e mbyllin Luis Hasa dhe Kristian Shpendi me nga 4.5 milionë euro secili, të ndjekur nga kapiteni Berat Gjimshiti dhe Myrto Uzuni me 4 milionë euro dhe Juljan Shehu me 3.5 milionë euro.

Në anën tjetër të renditjes, Naser Aliji rezulton futbollisti me vlerën më të ulët, me 300 mijë euro. Pas tij renditen Pano Qirko (400 mijë euro), Simon Simoni, Arlind Ajeti dhe Bujar Pllana (600 mijë euro) dhe Alen Sherri (800 mijë euro). Këto shifra lidhen kryesisht me moshën, kampionatin ku aktivizohen dhe perspektivën e shitjes në tregun ndërkombëtar.

Sulmi renditet i dyti me 26.9 milionë euro, falë emrave si Daku, Broja, Myrto Uzuni dhe Cristian Shpendi. Mbrojtja vlen 16.5 milionë euro, ku peshën kryesore e mbajnë Mitaj dhe kapiteni Berat Gjimshiti. Portierët përfaqësojnë repartin më të ulët me vetëm 1.8 milionë euro në total, megjithatë kjo diferencë financiare nuk pasqyron domosdoshmërisht rëndësinë e tyre në fushë.

Mosha mesatare prej 27.4 vjeç tregon se kuqezinjtë kanë arritur një ekuilibër mes eksperiencës dhe potencialit për të rritur vlerën. Megjithatë, në ndeshjet e shtatorit priten afrime dhe debutime të reja, ku shanset janë që vlera e kombëtares në treg të ulet për shkak se mund të vijnë lojtarë të rinj në moshë që ende nuk janë konfirmuar.

Burim: BalkanWeb, https://www.balkanweb.com/vlerat-e-lojtareve-ne-treg-kombetarja-rritet-ne-shifra-broja-peson-renie-te-madhe-mehmeti-merr-kryesimin-e-grupit/
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Çfarë i ndodhi gruas 67-vjeçare që u dogj me benzinë nga burri në Elbasan?
  2. Teatri i Kukullave nis turneun veror nëpër Shqipëri
  3. Kush është Baeten, përforcimi i ri i Dritës?
  4. Sa vizita morën qendrat shëndetësore verore në dy javët e para të qershorit?

Vazhdo leximin