Vitia pranon mungesat e barnave në Onkologji dhe mbi 230 pacientë të prekur
Ministri i Shëndetësisë ka pranuar mungesat e barnave në Klinikën e Onkologjisë dhe sigurimin e tyre privatisht nga 236 pacientë.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 2 min lexim
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka pranuar gjatë një interpelance parlamentare se furnizimi me barna në Klinikën e Onkologjisë nuk ka qenë në nivelin e duhur. Duke folur para deputetëve, ai ka përmendur se mungesat e barnave kanë zgjatur nga tetë deri në njëzet javë, duke prekur drejtpërdrejt pacientët që kërkojnë terapi onkologjike.
Sipas të dhërave të prezantuara nga ministri, 236 pacientë janë detyruar t'i sigurojnë barnat në mënyrë private për shkak të mungesave të ndryshme. «Palbociclib : 70 pacientë janë përballur me mungesë, dy cikle mungesë Bevacizumab (Avastin) : Rreth 70 pacientë, me mungesë që ka zgjatur rreth 13 javë. Dabrafenib : 12 pacientë, me mungesë prej 20 javësh. Bicalutamide : Rreth 70 pacientë, me mungesë prej 12 javësh. Sorafenib : 14 pacientë, me mungesë prej tetë javësh», ka specifikuar Vitia, duke u referuar te raportet e institucioneve shëndetësore.
Vitia ka renditur ndër arsyet e vonesave mungesën e autorizimeve për marketing, dështimin e tenderëve për shkak të mungesës së ofertuesve, ofertat me çmime mbi ato të lejuara dhe problemet organizative. Gjithashtu, ai ka bërë të ditur se një raport i auditimit të brendshëm ka evidentuar raste ku zyrtarët mund të reagonin më herët, ndërsa priten vendime nga komisioni disiplinor për këto lëshime.