Jimmy Kimmel i kundërpërgjigjet Donald Trumpit
Prezantuesi amerikan i është përgjigjur presidentit amerikan pasi ky i fundit e quajti humbës gjatë një tubimi.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Prezantuesi amerikan, Jimmy Kimmel, i është përgjigjur presidentit amerikan, Donald Trump, pasi ky i fundit e quajti “humbës” gjatë një tubimi në Clarksville, Tennessee. Në emisionin e tij, Kimmel ka ironizuar Trumpin për reagimin e tij ndaj komenteve mbi pjesëmarrjen në tubimet presidenciale.
Prezantuesi u shpreh se pikërisht fakti i vërejtjes për vende bosh në tubime e kishte shqetësuar atë, duke vijuar me ironi se atje kishte pasur shumë vende bosh. Nga ana e tij, presidenti ka kundërshtuar vazhdimisht raportimet rreth pjesëmarrjes së ulët në aktivitetet e tij.