Si do të shpërndan Ulqini 16 mijë euro për artet?

Kush janë përfituesit e konkursit vjetor të Komunës së Ulqinit për botim, muzikë dhe teatër?

Si do të shpërndan Ulqini 16 mijë euro për artet?
Foto: Wikimedia Commons

ULQIN — Komuna e Ulqinit ka organizuar ceremoninë zyrtare të ndarjes së kontratave për bashkëfinancimin e projekteve të krijimtarisë kulturore-artistike për vitin 2026. Gjithsej 12 projekte janë mbështetur me një fond prej 16 150 eurosh nga buxheti komunal.

Mbështetja financiare përfshin fusha të ndryshme si veprimtaria botuese, muzikore, artet pamore dhe teatër. Qëllimi i nismës është avancimi i jetës kulturore në qytet dhe forcimi i kapaciteteve profesionale të krijuesve bashkëkohorë dhe institucioneve kulturore lokale.

Kryetari i Komunës, Genci Nimanbegu, deklaroi se procesi i përzgjedhjes ka qenë meritokratik dhe transparent, pa ndikime personale apo partiake. Ai theksoi se për herë të parë janë ndarë mjete të veçanta edhe për projekte muzikore, duke u mundësuar personave fizikë, e jo vetëm organizatave, të përfitojnë direkt.

Sekretarja për Kulturë dhe Veprimtari Shoqërore, Merita Subashiq – Shabanoviq, vlerësoi këtë hap si fillimin e politikave më gjithëpërfshirëse. Ajo shprehu bindjen se mbështetja institucionale duhet të zgjerohet në vitet e ardhshme, me synimin për rritje të buxhetit dhe krijimin e konkurseve specifike për degët e artit.

Gjatë takimit u diskutua gjithashtu nevoja urgjente për themelimin e Teatrit Profesionist Shqiptar në Malin e Zi. Të pranishmit vlerësuan se një institucion i tillë është thelbësor për promovimin e kulturës shqiptare, duke kërkuar mbështetje financiare edhe nga niveli shtetëror.

Ndër përfituesit, Dr. Haxhi Shabani do të realizojë një dokumentar për akademikut Mehmet Kraja, projekt i cili mori shumën më të lartë prej 2200 eurosh. Ndërkohë, poetja Valbona Bajri përfitoi 1100 euro për botimin e librit të saj, duke e cilësuar këtë si një inkurajim të rëndësishëm për krijuesit e pavarur.

Fondet do të mundësojnë realizimin e veprave të autorëve të njohur si Esat Mehmeti, Gazmend Çitaku, Dr. Nail Draga, Mersiha Resulbegoviq – Mavriq, Hilmi Nimanbegu, Cani Lazoja dhe Islam Axhemoviq. Kjo nismë synon krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e artit në qytet.

Burim: Koha Javore
— Redaksia ZHURMA

Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr në llogarinë tënde për me e thanë mendimin.

Vazhdo në dhomën live

Të gjitha →
  1. Pse motoja e Pashko Vasës po riinterpretohet sot?
  2. Pse partitë shqiptare në Malin e Zi luftojnë për meritat e reformave?
  3. Sa do të kushtojë rikonstruksioni i rrugës Katërkollë–Ostros deri në 2028?
  4. Sa medalje fitoi TKD "Ulqini" në Kampionatin Evropian të Klubeve?

Vazhdo leximin