UKZ nënshkruan marrëveshjen Erasmus+ KA171 me Valahia University në Rumani
Universiteti Publik “Kadri Zeka” zgjeron partneritetet akademike në Rumani përmes marrëveshjeve të reja.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Universiteti Publik “Kadri Zeka” në Gjilan ka ndërmarrë hapa të rinj drejt zgjerimit të bashkëpunimit ndërkombëtar gjatë një vizite zyrtare në Rumani. Delegacioni i udhëhequr dega nga Rektorja Fitore Malaj ka arritur rezultate domethënëse për mobilitetin akademik dhe bashkëpunimin institucional.
Gjatë kësaj vizite është nënshkruar Marrëveshja Ndërinstitucionale Erasmus+ KA171 me Valahia University of Târgoviște. Kjo marrëveshje hap perspektiva për shkëmbimin e studentëve, si dhe të stafit akademik e administrativ, duke kontribuar drejtpërdrejt në ndërkombëtarizimin e institucionit.
Delegacioni i përbërë nga Rektorja Malaj, Prorektori Arben Sahiti, udhëheqësi i Zyrës për Bashkëpunim Betim Berisha dhe asistentja ekzekutive Liza Maliqi, ka zhvilluar takime edhe me përfaqësuesit e Petroleum-Gas University of Ploiești. Këto diskutime synojnë përgatitjen e hapave për nënshkrimin e një Memorandumi Mirëkuptimi dhe një marrëveshjeje të re Erasmus+ KA171.