Ukë Rugova: Babai im dërgoi sekretarin e LDK-së në varrimin e Halit Gecit
Deputeti i LDK-së, Ukë Rugova, ka marrë pjesë në përvjetorin e daljes publike të UÇK-së.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ukë Rugova, ka marrë pjesë në shënimin e 29-vjetorit të shfaqjes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai ka kujtuar ngjarjet e kohës kur kjo forcë u shfaq për herë të parë publikisht në varrimin e mësuesit Halit Geci, teksa popullata shqiptare ballafaqohej me një represion në rritje dhe mërzi të madhe.
Rugova tha se i ndjeri Ibrahim Rugova e kishte dërguar atëbotë sekretarin e LDK-së, Fatmir Sejdiun, për të mbajtur një fjalim në atë ceremoni varrimi. «Atë ditë si gjithë shqiptarët kishim një mërzi të madhe për represionin që po rritej çdo ditë, dhe e mbaj mend kur babai i ndjerë Ibrahim Rugova, që e dërgoi sekretarin e LDK-së të mbajë një fjalë rasti këtu që të mbajë një fjalë këtu në ceremoninë e varrimit», ka thënë ai.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar


