Zhurma Press E Mërkurë · 02 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 01:08 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Lajme SHQ

Çfarë është Ujësjellësi i Domgjonit?

Një vepër e rrallë hidroteknike e ndërtuar në shekuj më parë dhe ende në funksion në fshatin Domgjon të Bashkisë Mirditë

Redaksia ZHURMA 08:45 Përditësuar 17:14 1 min lexim
Çfarë është Ujësjellësi i Domgjonit?
FOTO · Ilustrim · Berlin- Grand piano at the Konzerthaus - 4211 (CC BY-SA 3.0) / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

Ujësjellësi i Domgjonit, i njohur edhe si Gurra e Domgjonit, përfaqëson një nga dëshmitë më të rëndësishme të inxhinierisë së lashtë në vend. I shpallur Monument Kulture, Kategoria I, që në vitin 1984, ujësjellësi shquhet për teknikën e ndërtimit me tunele dhe puse nëntokësore, një sistem që dëshmon njohuri të avancuara inxhinierike për kohën.

Mendohet se është ndërtuar në shekullin e gjashtë. Së bashku me fortifikimin e njohur nga banorët si “Qyteza”, që ngrihet mbi fshat, kjo vepër flet për ekzistencën e një vendbanimi të rëndësishëm dhe të organizuar që në lashtësi.

Tuneli është ndërtuar në formën e një galerie horizontale, me mure anësore të punuara me kujdes dhe i mbuluar me qemer. Me një gjerësi rreth një metër dhe një lartësi që varion nga 80 centimetra deri në 1.3 metra, ai lejonte kalimin e njeriut të përkulur për mirëmbajtjen e rrjetit të ujësjellësit.

Rreth 100 metra larg daljes së tunelit, aty ku buron uji i ftohtë dhe i kristaltë, ndodhet pusi i kontrollit. Hyrja e tij, e kamufluar në sipërfaqen e tokës, të çon përmes 23 shkallëve prej guri të vendosura në formë spiraleje në një thellësi prej tetë metrash.

Burim: ATSH, https://ata.gov.al/2026/07/16/ujesjellesi-qindravjecar-i-domgjonit-veper-e-rralle-hidroteknike/

— Redaksia ZHURMA

Komentet