Vazhdo leximin
e premte, 23 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
ZHURMA
⌕ ☆

Rama largohet nga Kryeministria pas largimit të protestuesve

Kryeministri Edi Rama u largua nga godina e Kryeministrisë nën masa të rrepta sigurie, pasi protestuesit nisën marshimin drejt Komisariatit nr. 1.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kryeministri Edi Rama u largua nga Kryeministria nën masa të rrepta sigurie, pasi protestuesit u zhvendosën nga sheshi përpara godinës dhe nisën marshimin drejt Komisariatit nr. 1, ku kërkojnë lirimin e personave të shoqëruar gjatë protestës. Largimi i tij ndodhi pas rreth dy orësh i bllokuar në zyrë, ndërsa protestuesit kishin bllokuar hyrjet e Kryeministrisë.

Rama largohet nga Kryeministria pas largimit të protestuesve
Foto: javanews.al

Protesta e sotme ishte e 94-ta radhazi dhe u shoqërua me tensione dhe përplasje me policinë, e cila përdori spraj lotsjellës për të penguar avancimin drejt godinës. Rreth 10 protestues u shoqëruan në komisariat. Forcat e Policisë së Shtetit dhe të FNSH-së mbeten të angazhuara në terren, ndërsa situata në Tiranë vijon të jetë e monitoruar.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
LIVE Brezovica 2 Brezovicë 25 kamera →