UEFA kundërshton planin e FIFA-s për privatizimin e Botërorit
Federatat që kundërshtojnë planin deri më 19 shtator do të humbasin një bonus financiar prej disa milionë dollarësh.
NYON — UEFA ka reaguar zyrtarisht kundër FIFA-s, duke kundërshtuar ashpër planet e kësaj të fundit për t'u hapur derën investitorëve privatë në menaxhimin e Botërorit. UEFA akuzoi drejtpërdrejt drejtuesit e organizatës botërore se po përpiqen të përdorin sportin vetëm për të pasuruar veten dhe miqtë e tyre.
FIFA ka caktuar datën 19 shtator si afat përfundimtar që federatat anëtare të mbështesin këto propozime të reja. Çdo federatë që vendos të kundërshtojë këtë projekt rrezikon të humbasë një bonus të bujshëm financiar prej disa milionë dollarësh, një masë që UEFA e konsideron si presion të papranueshëm mbi anëtarët e saj.
Sipas organizatës evropiane, diskutimet me palët e interesit kanë treguar një rezistencë të madhe ndaj këtij plani. UEFA insiston se ka ardhur koha që prioritet t'u jepet federatave, klubeve, ligave, lojtarëve dhe tifozëve, për të garantuar zhvillimin e duhur dhe të ndershëm të lojës.
Burim: Report Tv
— Redaksia ZHURMA