Roberto Mancini rikthehet në stolin e Italisë
Tekniku kujtoi mikun e tij të ndjerë Gianluca Vialli dhe la të kuptohet se largimi i tij më 2023 mund të shmangej nëse ai do të ishte gjallë.
ROMË — Roberto Mancini është prezantuar si trajneri i ri i Kombëtares së Italisë, duke shënuar rikthimin e tij në stolin e Axurrëve. Ky rikthim në drejtimin e përfaqësueses u shoqërua me një kujtim mjaft prekës për mikun e tij të ngushtë, Gianluca Vialli.
Në një intervistë për TG1, Mancini u rikthye te largimi i tij nga stoli i kombëtares në vitin 2023. Ai la të kuptohet se e gjithë historia mund të kishte marrë një tjetër rrjedhë nëse pranë tij do të ishte ende Vialli.
Tekniku deklaroi me zërin që i dridhej se nëse miku i tij do të ishte këtu, ndoshta nuk do të kishte ndodhur asgjë dhe se do të kishin vazhduar përpara për të fituar edhe trofe të tjerë së bashku në krye të ekipit.
Mancini shtoi se beson që Vialli, i cili u nda nga jeta më 5 janar 2023 pas një beteje të gjatë me sëmundjen, është shumë i lumtur për rikthimin e tij. Kjo deklaratë ka prekur thellë tifozët dhe ka rikthyer në vëmendje lidhjen e tyre.
Burim: Top Channel
— Redaksia ZHURMA