← Diaspora
Live · Diaspora · 17:19 · 15 Korrik 2026

Kush u gjet i vdekur në Leicester?

Ervin Lita, 28-vjeçar, u gjet nga shërbimi i ambulancës në Leicester, ndërsa dy persona janë arrestuar për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së tij

LEICESTER — Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Angli, ku një 28-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në rrugët e qytetit Leicester. Bëhet fjalë për Ervin Litën, i njohur edhe si Ervin Axhami, i cili është gjetur pa shenja jete nga shërbimi i ambulancës në orët e para të mëngjesit të 12 korrikut. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të vdekjes së të riut, ndërsa në kuadër të këtij rasti janë arrestuar dy persona, të moshës 36 dhe 27 vjeç, të dy banues në Leicester, të dyshuar si autorë të mundshëm.

Hetimet vazhdojnë, ndërsa të dy të dyshuarit janë liruar më pas me kusht. Hetuesit janë duke analizuar pamjet e kamerave të sigurisë, provat mjeko-ligjore dhe deklaratat e personave që mund të kenë parë apo dëgjuar diçka në zonën ku është gjetur viktima.

Burim: Sinjali
— Redaksia ZHURMA

Reklamë · nga shtëpia
ZhurmaStudio
Përmbajtje, rrjete sociale, ueb dhe AI — nga ekipi që bën këtë faqe.
Njihu me Studion →
Lidhje nga arkiva

Të ngjashme

sipas temës · #diaspora

Më të lexuarat sot

Top 10
Si ju la ky artikull?

Bisedoni

Komentet janë të hapura për anëtarët e Zhurma. Llogaria është falas — krijo një ose hyr për me e thanë mendimin.

Vure re një gabim në këtë artikull? Na shkruaj te zhurmapress@gmail.com — përgjigjemi brenda 72 orëve. · Standardet §6

Zbulo Zhurmën