Spiropali i kërkon Ramës zgjidhje politike pas protestave në Tiranë
Deputetja socialiste Elisa Spiropali i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama, ku i bën thirrje të ballafaqohet me qytetarët.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
TIRANË — Deputetja e Partisë Socialiste, Elisa Spiropali, i ka dërguar një letër publike kryeministrit Edi Rama, pas protestave të mbajtura përgjatë katër ditëve të fundit në kryeqytet. Ajo ka kërkuar ndryshime institucionale dhe politike, duke theksuar se shumica parlamentare nuk mund të shërbejë si zëvendësim për besimin e humbur të qytetarëve.
Spiropali ka ftuar kreun e qeverisë që të mos fshihet pas mandateve apo institucioneve, por të pranojë përgjegjësinë dhe të dalë para qytetarëve pa tabu e pa frikë. Sipas saj, zemërimi qytetar dhe përplasjet e ndodhura në Tiranë kanë nisur prej vendosjes së kangjellave, të cilat u kthyen në simbol të ndarjes mes pushtetit dhe shoqërisë. Ajo ka vlerësuar se situata kërkon vendime konkrete dhe dialog politik, duke shtuar se përdorimi i forcave të rendit nuk mjafton për të kapërcyer krizën.