Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Toshkovski: Së shpejti informacione për letrën kërcënuese ndaj presidentes

Ministri i Brendshëm flet për hetimet dhe personin e arrestuar pas zbulimit të një letre kërcënuese në zyrën e presidentes Gordana Siljanovska-Davkova.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, ka bërë të ditur se dikasteri që drejton ka ndërmarrë veprimet e duhura lidhur me personin e ndaluar në kuadër të hetimeve për kërcënimet ndaj kreut të shtetit. Sipas tij, po punohet drejt zbardhjes së plotë të ngjarjes në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore Publike, ndërsa detaje të reja priten së shpejti.

Toshkovski: Së shpejti informacione për letrën kërcënuese ndaj presidentes
Foto: podujevanews.com

Ngjarja ka nisur më 18 nëntor, kur në zyrën popullore të presidentes Gordana Siljanovska-Davkova, në qendër të Shkupit, u gjet një letër me përmbajtje kërcënuese. Denoncimi në polici u bë nga vetë punonjësit e zyrës, kurse autoritetet policore kanë arrestuar një 46-vjeçar si të dyshuar për lënien e letrës. Deri më tani nuk dihen ende detaje rreth përmbajtjes së saj apo se kujt i janë drejtuar konkretisht kërcënimet.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Rr.Tirana, Prizren 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme