Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Tifozët japin parashikimin në sondazhin e UEFA-s për ndeshjen e Shqipërisë

Kombëtarja shqiptare luan ndeshjen e fundit në Ligën e Kombeve kundër Bjellorusisë në Budapest.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Kombëtarja shqiptare e futbollit luan në orën 18:00 ndeshjen e saj të fundit në Grupin C1 në Ligën e Kombeve, e cila zhvillohet në Budapest si një përballje direkte për kreun e grupit. Kjo sfidë sjell benefite të rëndësishme, përfshirë ngjitjen direkte në Ligën B, një vazo më të mirë në kualifikueset e Euro 2028 dhe një vend pothuajse të sigurt në play-off të Europianit. Në sondazhin e publikuar nga UEFA në faqen e saj tri orë para ndeshjes, Shqipëria shfaqet dukshëm e favorizuar nga tifozët. 66 për qind e tyre kanë votuar për një fitore të kuqezinjve, ndërsa 28 për qind besojnë se sfida do të anojë nga Bjellorusia. Vetëm 6 për qind e votuesve parashikojnë barazim, një rezultat që gjithsesi i mban kuqezinjtë në vendin e parë.

Tifozët japin parashikimin në sondazhin e UEFA-s për ndeshjen e Shqipërisë
Foto: botasot.info

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Bazhderhane, Prizren 26 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme