Tifozët e Kosovës mbërrijnë në Dublin për ndeshjen ndaj Irlandës
Kombëtarja e Kosovës do të përballet sonte me Irlandën në xhiron e fundit të Grupit B3 në Ligën e Kombeve.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Tifozët e Kombëtares së Kosovës janë mbledhur në Dublin në prag të ndeshjes së rëndësishme kundër Irlandës, e cila luhet sonte në orën 20:45, në kuadër të xhiros së fundit të Grupit B3 të Ligës së Kombeve. Përveç bashkatdhetarëve që jetojnë në Britani dhe shtete të tjera përreth, shumë tifozë kanë udhëtuar enkas nga Kosova për të mbështetur ekipin.
Në mesin e tifozëve të pranishëm në kryeqytetin irlandez dallohet një grup nga Llapi, të cilët kanë tërhequr vëmendje me një flamur ku janë paraqitur katër heronjtë Ali Ajeti, Hakif Zejnullahu, Zahir Pajaziti dhe Ilir Kunushefci. Atmosfera në stadium pritet të jetë e zjarrtë, ndërsa tifozët synojnë të jenë lojtari i dymbëdhjetë përfaqësueses.
Përfaqësueses së Kosovës i mjafton vetëm një pikë nga kjo përballje për të siguruar pozitën e dytë në grup dhe për të fituar një vend në ndeshjet 'play-off' për inkuadrim në Ligën A të Kombeve.
Lexo edhe
Më shumë →Koleksione · të dhëna të verifikuara
Vazhdo me më të lexuarat sot
Përditësuar