Zhurma Press E Enjte · 24 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 02:06 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Sport DIA

Tifozët e Spartakut fyejnë Kosovën në prani të Mirlind Dakut

Gjatë ndeshjes së Kupës së Rusisë, tifozët e klubit të ri të sulmuesit shqiptar shfaqën thirrje nacionaliste dhe flamuj me mbishkrime politike.

Redaksia ZHURMA 04:39 Përditësuar 06:25 1 min lexim
Moscow TverZastava Vityaz asv2018
FOTO · Foto: Moscow TverZastava Vityaz asv2018-09 / Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

MOSKË — Tifozët e klubit rus Spartak i Moskës kanë shpalosur pankarta dhe kanë bërë thirrje fyese ndaj Kosovës dhe shqiptarëve në ndeshjen e Kupës së Rusisë ndaj Orenburgut. Në stadium ishte i pranishëm edhe sulmuesi shqiptar Mirlind Daku, i cili sapo u transferua te ky ekip.

Sipas videove të publikuara nga mediumi rus “Bombardir”, në tribuna u shpalos një flamur me mbishkrimin “Kosova është Serbi” dhe u dëgjuan thirrje “Kosova – Serbia”. Gjithashtu, pati mesazhe që vëllazërojnë rusët me serbët dhe kore fyese ndaj shqiptarëve.

Incidenti i ndodhur vetëm pak ditë pas transferimit të Dakut te Spartaku shfaq sërish përzierjen e sportit rus me agjenda politike. Sulmuesi shqiptar do të përballet me një ambient të vështirë për shkak të qëndrimeve të tifozërisë vendase.

Burim: Ekonomia Online
— Redaksia ZHURMA

Komentet