Vazhdo leximin
⌕ ☆
Sport

Thuni nis edicionin 2026/27 me fitore 3-1 ndaj Luzernit

Mposhti Luzernin 3-1, Stefan Knezeviq shënoi në minutën e dytë

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

ZVICËR — Kampioni në fuqi i Zvicrës, Thuni, e ka nisur me fitore edicionin 2026/27 në elitën e futbollit zviceran. Thuni të shtunën mbrëma e mposhti Luzernin në udhëtim me rezultatin 3:1. Stefan Knezeviq e kaloi në epërsi Luzernin në minutën e dytë.

Thuni nis edicionin 2026/27 me fitore 3-1 ndaj Luzernit
Foto: Ilustrim · Air Albania Stadium inauguration match Alb vs Fra (CC BY-SA 4.0) / Wikimedia Commons

Reagimi ishte i shpejtë nga Thuni duke i barazuar shifrat, gjashtë minuta më pas. Për 1:1 shënoi Nico Maier. Golin e epërsisë 2:1 e realizoi Marc Gutbub në minutën e 51-të. Ndërsa golin e tretë për mysafirët e shënoi Nicolas Burgy në minutën e 84-t.

Valmir Matoshi te Thuni në lojë u inkuadrua në minutën e 61-të, kurse Dorian Derbaci, luajti deri në minutën e 74-t. Ndërkohë te Luzerni në portë ishte Simon Simoni. Burim: Koha.net, https://www.koha.net/futboll/kampioni-i-zvicres-e-nis-me-fitore-edicionin-e-ri
— Redaksia ZHURMA

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Qendra e Prizrenit 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Vazhdo me më të lexuarat sot

Përditësuar

  1. Big Brother VIP Kosova 5

    Zhvillim i fundit: kultura

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme