Vazhdo leximin
e mërkurë, 28 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Shoqëri

Çfarë tha Myftiu Tërnava për jostabilitetin politik në Kurban Bajram?

Myftiu i Kosovës në Hytben e Kurban Bajramit thirrje për pastrimin e zemrave nga urrejtja, por edhe për reflektim të klasës politike.

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Myftiu i Kosovës, Naim Tërnava, mbajti të martën Hytben e Kurban Bajramit në Xhaminë e Madhe të Prishtinës. Para besimtarëve myslimanë, ai bëri thirrje që zemrat e tyre të pastrohen nga "urrejtja, përçarja dhe egoizmi".

Çfarë tha Myftiu Tërnava për jostabilitetin politik në Kurban Bajram?
Foto: Naim Tërnava · via Wikimedia Commons (Wikidata Q15836227, property P18)

Tërnava theksoi se miliona besimtarë janë mbledhur në Mekë, duke përfshirë haxhinjë nga Kosova, për të dëshmuar "unitetin, barazinë edhe devotshmërinë e besimit islam". Ai iu bëri thirrje besimtarëve të forcojnë lidhjet familjare e shoqërore dhe të ndihmojnë nevojtarët.

Në pjesën politike të fjalimit, Tërnava u shpreh se "jostabiliteti politik ka lodhur popullin tonë dhe ka shqetësuar aleatët tanë". Ai kritikoi mbajtjen e zgjedhjeve të njëpasnjëshme, duke thënë se ato po humbin besimin e popullit në politikë, dhe kërkoi nga spektri politik të reflektojë.

Myftiu e lidhi mesazhin me ruajtjen e identitetit kombëtar: "Një komb që harron rrënjët e veta, rrezikon të humb në histori", tha ai, duke e cilësuar ruajtjen e gjuhës shqipe si "shumë të rëndësishme" për popullin shqiptar.

Burim: Zëri
— Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Brezovicë 25 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme