Vazhdo leximin
e enjte, 29 tetor 2026 Ne bëjmë zhurmë
⌕ ☆
Kronikë

Tentim vrasje në Sheshin 'Skënderbeu' në Prishtinë

Viktima, mashkull kosovar, është dërguar për trajtim mjekësor pasi ka pësuar dy plagë nga thika

Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim

PRISHTINË — Një person është therur me thikë mbrëmjen e së shtunës në Sheshin 'Skënderbeu' në Prishtinë. Sipas policisë, i dyshuari ende nuk është identifikuar, ndërsa viktima ka marrë plagë në shpinë me ç'rast ka pësuar lëndime edhe në organe vitale.

Tentim vrasje në Sheshin 'Skënderbeu' në Prishtinë
Foto: Sheshi Skenderbeu / Wikimedia Commons

Sipas burimeve të tjera, ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:20. Rasti është iniciuar dhe vazhdon të hetohet për identifikimin e personit të dyshuar. Viktima sipas mjekëve ka pësuar dy plagë nga thika në shpinë me ç'rast ka pësuar lëndime edhe në organe vitale.

Burim: Klan Kosova, https://klankosova.tv/ — Redaksia ZHURMA

Facebook WhatsApp X

Lexo edhe

Më shumë →
LIVE Veternik 2 Prishtinë 3 kamera →
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme