Protestuesit zmbrapsin autobotët në sheshin “Skënderbej”
Përplasje të forta në sheshin “Skënderbej”, ku protestuesit arritën të largojnë autobotët e policisë.
Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim
Tensionet e mëdha kanë vijuar në sheshin “Skënderbej”, ku dy autobotë të policisë po hidhnin ujë drejt turmës. Aty është zhvilluar një përplasje e fortë mes protestuesve dhe forcave të rendit, ndërsa pjesëmarrësit në protestë kanë arritur të zmbrapsnin autobotët e ujit dhe efektivët e policisë.
Situata paraqitet e tensionuar edhe pranë Ministrisë së Brendshme, ku protestuesit kanë hedhur molotovë në drejtim të godinës, ndërsa efektivët janë kundërpërgjigjur nga tarraca me gaz lotsjellës. Ndërkohë, forcat speciale RENEA kanë zbarkuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për mbrojtjen e Kryeministrisë, kurse në Komisariatin Nr. 3 është raportuar për zjarre në disa ambiente dhe disa efektivë të plagosur.