Sijarina: Do ta përshkallëzojmë protestën për vrasjen e Arlinda Zekajt
Aktivistja e Kolektivit Feminist paralajmëron vazhdimësinë e protestave para Qeverisë së Kosovës.
Redaksia ZHURMA · · Përditësuar · 1 min lexim
Aktivistja Liridona Sijarina nga «Kolektivi Feminist» ka kërkuar llogari nga institucionet e drejtësisë dhe Qeveria e Kosovës pas vrasjes së Arlinda Zekajt. Ajo ka thënë se protestat nuk do të ndalen natë e ditë dhe se do të përshkallëzohen. «Ne ultimatumin e kemi dhanë, çka po presim sot është me i numëru kërkesat tona edhe me i dhënë përgjigje secilës kërkesë. Duam burgime, duam llogari, duam që trupat tonë të trajtohen me dinjitet», ka shtuar ajo. Sijarina ka përmendur se për më pak se dy muaj janë vrarë katër gra në vend dhe ka kërkuar ndjekje penale për kryeprokurorë, kryegjyqtarë, gjyqtarë dhe zyrtarë të QPS-së, të cilët i ka fajësuar për rastin. Po ashtu, ajo ka theksuar se ministrja dhe ministri i Punëve të Brendshme duhet të shkarkohen nga Qeveria, duke paralajmëruar se protesta para ekzekutivit do të vazhdojë edhe gjatë natës.