Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

Të shtëna me armë në Universitetin e Virxhinias, plagosen pesë persona

Disa persona u plagosën pas të shtënave me armë në Universitetin Shtetëror të Virxhinias, ndërsa autoritetet kërkojnë të dyshuarit në arrati.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

BOTË — Të shtëna me armë zjarri kanë tronditur Universitetin Shtetëror të Virxhinias në Shtetet e Bashkuara, ku pesë persona kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur në kampusin universitar, në zonën e njohur si “Annexes Quad”, rreth 32 kilometra në jug të Richmondit.

Të shtëna me armë në Universitetin e Virxhinias, plagosen pesë persona
Foto: sinjali.com

Pas incidentit, zona është bllokuar nga Policia, e cila ka dalë në vendin e ngjarjes dhe u ka bërë thirrje qytetarëve që të shmangin zonën. Të plagosurit janë dërguar për trajtim mjekësor në spitalet e zonës, ndërsa asnjëri prej tyre nuk besohet të jetë në rrezik për jetën.

Autoritetet universitare dhe policore njoftuan se në incident dyshohet të jenë përfshirë disa persona të dyshuar, të cilët ndodhen ende në arrati, teksa po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të plota të ngjarjes.

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Ulpianë, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme