Vazhdo leximin
⌕ ☆
Kronikë

I riu shpëton pa u përplasur nga treni pasi kalon shinat në Poloni

Pamjet e regjistruara nga një kamerë në tren tregojnë momentin kur një i ri në skateboard i shpëton për pak përplasjes.

Redaksia ZHURMA · · 1 min lexim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fillim të nëntorit në Poloni, ku një i ri në skateboard ka kaluar shinat hekurudhore në çastin e fundit, duke i shpëtuar për pak përplasjes me një tren që po lëvizte me shpejtësi të madhe. Sipas të dhënave, ai ka injoruar sinjalistikën STOP dhe semaforin e kuq gjatë kalimit në një vendkalim hekurudhor.

I riu shpëton pa u përplasur nga treni pasi kalon shinat në Poloni
Foto: tetovasot.com

Pamjet e regjistruara nga kamera e vendosur në tren janë publikuar nga kompania hekurudhore polake Polregio, e cila ka bërë të theksuar se tragjedia është shmangur për një fije floku. Kompania ka kujtuar se trenat nuk munden të ndalojnë menjëherë dhe distanca e frenimit mund të arrijë deri në disa qindra metra, duke kërkuar respektimin e sinjalistikës pa përjashtim.

Në njoftimin e kompanisë bëhet e ditur se nga fillimi i vitit janë regjistruar 33 viktima dhe 27 persona të plagosur rëndë në aksidente të ngjashme në kalimet hekurudhore në vend. Përmes shpërndarjes së videos, synohet ndërgjegjësimi i qytetarëve ndaj rreziqeve në shinat e trenit me mesazhin: «Asnjë nxitim nuk ia vlen një rreziku të tillë. Ndalo, shiko përreth dhe jeto!».

Lexo edhe

Më shumë →
Facebook WhatsApp X
Gjeni një gabim? Na shkruani dhe e korrigjojmë
LIVE Pejton, Prishtinë 23 kamera →

Koleksione · të dhëna të verifikuara

Më të lexuarat sot

Përditësuar

Nuk ka ende mjaft të dhëna të pastra për këtë listë. Rikthehu pas pak.

Reklamë Hijeshi Shqiptare

Për atë diell.

Gravura të vjetra dhe shenja ilire, të shtypura me dorë, me një bojë të vetme. Bluza të gjera (oversize), të bardha ose të zeza.

25 € · S deri XXL · Transport falas në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni të Veriut · Pagesa në dorëzim

Të gjitha bluzat
Pyet Zhurmën
Shërbime, enciklopedi dhe lajme