Zhurma Press E Mërkurë · 30 Shtator 2026 — Prishtinë · Tiranë · Shkup · Diaspora Treguesi Kërko Moti Rryma Ruajtur · 0 Abonohu falas
LIVE · 02:34 60+ burime · klasifikim automatik · mbikëqyrje redaksionale
E fundit
02:29 Bashkimi mposht Trepçën dhe fito Superkupën e Kosovës në basketboll02:21 KultPlus publikon përzgjedhje thëniesh të Emile Zolës01:55 Maran: Pjesën e dytë e patëm mendjen te Finlanda01:11 Kontrata e Dinjitetit: Ose e shpëtojmë bashkë Shqipërinë, ose e humbim përgjithmonë22:31 PDK kritikën deklaratën e ambasadorit britanik për aktgjykimin e Hagës21:16 Victoria Beckham nuk heq dorë nga takat as gjatë stërvitjes21:04 Udhëzime për tifozët kuqezi për aksesin në San Marino Stadium20:48 Takimi i Ahmetit me Hamzën në Prishtinë, në fokus zhvillimet politike dhe procesi në Hagë20:43 Plagoset një person në Miradi të Fushë Kosovës, i dyshuari në arrati18:24 Erina kërkon falje publike për provokimet ndaj UÇK-së
Edicioni 23:00 · Nata
ZHURMA
Lajme SHQ

Pse 17 mijë të diplomuar mbeten të papunë në Shqipëri?

Çfarë sfida hasin të rinjtë e diplomuar në gjetjen e një vendi pune?

Redaksia ZHURMA 14:48 Përditësuar 07:10 1 min lexim
Pse 17 mijë të diplomuar mbeten të papunë në Shqipëri?
FOTO · Foto: Wikimedia Commons Arkivi ZHURMA

TIRANË — Edhe pse tregu i punës në Shqipëri vijoi të përmirësohej gjatë vitit 2025, një pjesë e konsiderueshme e personave me arsim universitar mbeten jashtë tregut edhe pse janë në kërkim të punës. Të dhënat e publikuara në raportin “Tregu i Punës 2025” të INSTAT tregojnë se 17,800 persona me arsim të lartë rezultonin të papunë.

Nga 17,800 të papunët me arsim të lartë në kërkim të punës, 5,370 janë të moshës 15-24 vjeç, ndërsa 4,323 i përkasin grup-moshës 25-29 vjeç. Në total, 9.693 persona, ose rreth 55% e të gjithë të papunëve me diplomë universitare, janë nën moshën 30 vjeç.

Kjo tregon se sfida më e madhe është hyrjen e të rinjve të diplomuar në tregun e punës. Grupi më i madh pas të rinjve është ai i moshës 25-54 vjeç, me 11.284 persona, ndërsa numri i të papunëve me arsim universitar mbi 55 vjeç mbetet shumë më i ulët.

INSTAT vlerëson se gjatë vitit 2025 në Shqipëri kishte 107.548 persona të papunë, nga të cilët 45,764 kishin arsim të mesëm, 43,984 arsim 8/9-vjeçar dhe 17.800 arsim të lartë. Kjo do të thotë se personat me diplomë universitare përbëjnë rreth 16.5% të të gjithë të papunëve në vend që duan të punojnë por nuk gjejnë punë.

Fakti që mbi gjysma e tyre janë të rinj nën 30 vjeç tregon se kalimi nga arsimi i lartë drejt punësimit vazhdon të jetë një nga hallkat më problematike të tregut të punës në Shqipëri, pavarësisht përmirësimit të përgjithshëm të treguesve të punësimit.

Arsyet kryesore lidhen me mospërputhjen mes diplomave dhe kërkesës reale të tregut. Ekonomia shqiptare vijon të gjenerojë më shumë vende pune në sektorë si shërbimet, turizmi, ndërtimi dhe tregtia, ndërsa shumë të diplomuar dalin nga universitetet me profile që nuk përkojnë gjithmonë me nevojat e bizneseve.

Burim: Report Tv, https://report.al/instat-nxjerr-shifrat-mbi-17-mije-te-diplomuar-rezultojne-te-papune-ne-vitin-2025/
— Redaksia ZHURMA

Komentet